Ambasadori francez: Rezultatet e dialogut, të dhimbshme për Kosovën dhe Serbinë

19 prill 2018 | 14:40

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe do të veprojë në konsultim me autoritetet e Prishtinës.

Në një intervistë për “Kosovapress”, Chabert ka theksuar se në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të tregohet pjekuri, përgjegjësi dhe frymë kompromisi.

Në këtë kontekst, ambasadori francez ka thënë se rezultatet e dialogut do të jenë të dhimbshme për Kosovën dhe Serbinë.

“Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë pjekuri, përgjegjësi dhe frymë kompromisi. Kjo do të thotë të pranosh kohën për të bërë koncesione për të ecur përpara. Disa nga këto koncesione mund të jenë të dhimbshme për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën. Ne duhet të jemi të përgatitur për faktin se pavarësisht nga marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, negociuar në kuadër të dialogut, nuk do të ketë unanimitet as në popullatë dhe as në klasën politike në Beograd apo Prishtinë. Secila palë duhet të ketë bërë kompromis në pika shumë të ndjeshme për opinionin e tyre publik, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë ambasadori Chabert.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën më 23 prill, duhet të fillojë aplikimi i…