Ambasadori suedez: Vështirë të jepen parashikime për datën e liberalizimit

27 maj 2018 | 18:27

Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, ka thënë se nuk është koha që të jepen parashikime për datën e mundshme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që Komisioni Evropian ia ka përcaktuar për liberalizimin, përpos njërit, e ai është kriteri për luftimin e korrupsionit.

Për këtë Komisioni Evropian kërkon raport me vendimet finale gjyqësore për raste të krimit të organizuar dhe atij të nivelit të lartë, si korrupsionit zyrtar.

Nilsson në një intervistë për “KosovaPress” ka thënë se këtu edhe duhet të jetë fokusi i Qeverisë së Kosovës, në përmbushjen e këtij kriteri të fundit, që jo vetëm përmbush obligimet në procesin e integrimit evropian të Kosovës, por i sjellë të mira gjithë shoqërisë kosovare.

Ai ka thënë se Suedia e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, porse angazhimin më të madh politik të shtetit të tij në Kosovë e sheh përmes reformave. “Ne duam që ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian dhe duam të asistojmë në këtë”, ka thënë ambasadori Nilsson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniel Ricciardo nuk e ‘uli gazin’ për asnjë moment në…