Ambasadori zviceran: Shteti i Kosovës duhet ta hetojë vrasjen e Ivanoviqit

17 janar 2018 | 10:48

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet ka folur ekskluzivisht për Klan Kosovën pasiqë ka bërë homazhe tek trupi i pajetë i Oliver Ivanoviqit në veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë se hetimin për vrasjen e tij duhet ta bëjë shteti i Kosovës në mënyrë profesionale dhe se sipas tij bashkësia ndërkombëtare thërret për përgjegjësi dhe maturi në këtë kohë që ai e ka qujtur të vështirë 24 orë pas ekzekuitimit të Ivanoviqit.

Kjo deklaratë erdhi një ditë pasi u vra Oliver Ivanoviq para selisë së partisë së tij Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës.

Edhe Serbia ka kërkuar që të përfshihet në hetimin për vrasjen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leon Goretzka sezonin e ri me të gjitha mundësitë do…