Ambasadorja Çitaku ka një urim të veçantë për ditëlindjen e Demaçit

26 shkurt 2018 | 14:17

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ia ka uruar ditëlindjen e 82 veprimtarit të shquar kombëtar, Adem Demaçi.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka publikuar një fotografi me Demaçin, duke e falënderuar atë për frymëzimin që ua ka dhënë brezave të tërë për atdheun.

“Urime ditëlindja Baca Adem. Faleminderit pafundësisht për frymëzimin që na e dhe vazhdimisht. Faleminderit për sakrificën. Faleminderit që na mësove se si duhet atdheu pa kushte”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka…