Amerika çon bombardues bërthamorë në Guam

17 janar 2018 | 21:52

Pas luftanijes anfib “Wasp”, SHBA-ja ka vendour të dërgojë tre lloje të ndryshme avionësh bombardues strategjikë, në gjendje të transportojnë armë bërthamore, në bazën ushtarake të Guam, në Paqësor, sipas komandës amerikane të Paqësorit, “Us Pacific Air Force”.

“Us Pacific Air Force” ka njoftuar se gjashtë bombardues të tipit B-52 dhe 300 trupa shtesë do të dërgohen në bazën “Andersen”, ku janë të pranishëm aktualisht gjashtë bombardues strategjikë supersonikë B-1 dhe tre bombardues transonorë B-2 që janë të vështirë për t’u kapur nga radarët.

SHBA-ja e ka justifikuar këtë veprim si një shenjë përgjegjësie ndaj vendeve aleate në këtë zonë, përcjell Atsh.

Ky dislokim me përbërje kaq të gjerë ushtarak shihet nga anlistët si një demonstrim kundër zhvillimit të programit raketor dhe bërthamor të Koresë së Veriut, si dhe një paralajmërim për Kinën, që përpiqet me këmbëngulje të shtrijë influencën e saj në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Musliu, piktor gjilanas që jeton e vepron në Gjermani,…