“Amnesty International” akuzon Trumpin për shkelje të drejtave të njeriut

22 shkurt 2018 | 15:57

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” ka akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për “politika të urrejtjes” dhe për “kërcënim për të drejtat e njeriut”.

“Presidenti Trump bën veprime që shkelin të drejtat e njeriut në ShBA dhe jashtë”, është thënë në raportin vjetor të “Amnesty International”.

Kjo organizatë e vuri Trumpin në të njëjtin grup me udhëheqësit e Egjiptit, Rusisë, Kinës, Filipineve dhe Venezuelës.

“Spektri i urrejtjes dhe i frikës tani duket i madh në çështjet botërore. Ne kemi pak Qeveri që mbështesin të drejtat e njeriut në këto kohë shqetësuese”, ka deklaruar Salil Shetty, udhëheqës i “Amnesty International”.

Në raport, mes tjerash thuhet se politika e Trumpit për t’ua ndaluar hyrjen në ShBA qytetarëve të disa shteteve me shumicë myslimane ka qenë një “veprim transparent i nxitjes së urrejtjes”.

Në mesin e çështjeve të tjera që nxjerr në dukje raporti i “Amnesty International”, janë: “fushata e tmerrshme ushtarake e spastrimit etnik” kundër myslimanëve Rohingya në Mianmar, “krimet kundër njerëzimit” dhe krimet e luftës në Irak, Sudanin Jugor, Siri dhe Jemen, shtypjet e komunitetit LGBT në Çeçeni dhe Egjipt e të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këndvështrim / (Bilall Maliqi “Rrëmbimi Euridikës”(poezi) sh.b. “Lena” Prishtinë, 2018,…