Anulohet meçi i Latifit për shkak të lëndimit të tij

18 janar 2018 | 10:24

Luftëtari i arteve marciale të përziera në UFC, Ilir Latifi, ka bërë me dije se është detyruar ta anulojë meçin e parë për vitin 2018.

Më 27 janar Latifi duhej të përballej me Ovince Saint Preux, por lëndimi që ka pësuar ka bërë që ky meç të anulohet.

“Më vjen shumë keq që meçi është anuluar. Shumë punë e sakrificë është bërë për këtë meç. Ovince Saint Preux më jep edhe disa javë kohë për t’u shëruar dhe do të ndeshemi, prandaj mos kërko luftë tjetër. Do të kthehem shpejt. Le t’ua japim këtë luftë fansave”, ka thënë Latifi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), u pranuanë mbi…