Anulohet miqësorja Kosova-Bregu i Fildishtë

27 maj 2018 | 15:09

Është anuluar miqësorja e Kosovës me Bregun e Fildishtë, e planifikuar që të zhvillohej në Zvicër më 3 qershor.

Lajmin e ka konfirmuar për “Kohën Ditore”, Federata e Futbollit të Kosovës që ka thënë se anulimi është bërë për shkak të problemeve të brendshme të Bregut të Fildishtë.

Megjithatë, Kosova nuk do të mbetet pa miqësore atë ditë. FFK-ja ka konfirmuar se Kosova do të përballet me Kongon ose Moldavinë.

Përpos kësaj ndeshje, Kosova nesër përballet në një tjetër miqësore me Shqipërinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Ben Afleku është zhvendosur në shtëpinë e re me…