Anulohet ndeshja Serbi-Kosovë

23 mars 2018 | 14:22

Para pak çastesh Qeveria e Serbisë ka vendosur ta anulojë ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në konkurrencën e femrave, në kuadër të kualifikimeve të Botërorit U-20.

Në fakt, pak orë para fillimit të lojës ka ardhur vendimi i papritur i Qeverisë serbe, e cila frikësohet se mund të eskalojë situata pasi mbrëmë një grup tifozët ishin mbledhur pranë palestrës sportive në afërsi të Beogradit ku kishin bërë fyerje ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Për këtë, për ta shmangur ndonjë incident eventual, Qeveria serbe e mori këtë vendim për ndeshjen që ishte paraparë të fillonte sot në orën 16:00.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionet e Garave të Ligës së Parë, Ligës së Dytë,…