“Apple” me ekran të vetin MicroLED

19 mars 2018 | 15:23

“Apple” është duke krijuar ekranin e vetë MicroLED për pajisjet dhe ka bërë një numër të vogël ekranesh për testim, raporton Boolmberg.

Kjo është një lëvizje që mund të dëmtoje furnizuesit aziatikë të ekraneve, për gjigantin amerikan të teknologjisë për një periudhë afatgjatë.

MicroLED është një ekran i teknologjisë së re që ka marrë vëmendjen e një sërë firmash. Ekranet duke përdorur MicroLED janë më të hollë, më të shndritshëm dhe përdorin më pak energji, gjithashtu janë më të qëndrueshëm se ekranet OLED, që po përdoren gjithnjë e më shumë.

Megjithatë kjo teknologji e re është ende e paprovuar dhe e vështirë për tu përdorur thonë analistët. “Nuk është e qartë nëse MicroLED do të jetë më e mirë se ekranet OLED që përdor ‘Apple’ për smartwatch. në këtë pikë mendoj se ‘Apple’ do të tregojë më shumë se sa shohim dhe çfarë mund të bëjmë, se sa një alternativë realiste”, ka deklaruar analisti i Dongbu Securities, S.R Kwon.

“Apple” është duke krijuar ekranet MicroLED në një plan sekret në Kaliforni, që mbikëqyret nga Lynn Youngs, i cili është përgjegjës për teknologjinë e ekraneve të “iPhone” dhe Apple Watch.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, në…