Arabia Saudite arreston njëmbëdhjetë princër

07 janar 2018 | 13:01

Prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite, ka konfirmuar të dielën se 11 princër nga familja mbretërore saudite janë arrestuar, për shkak të protestës kundër masave të kursimit në këtë vend.

Prokurori i përgjithshëm, Saud al-Mojeb, ka theksuar se 11 princër do të ballafaqohen me proces gjyqësor për akuza se e “kanë çrregulluar paqen dhe rendin publik”.

Princërit ishin arrestuar pasi ishin tubuar afër një pallati historik në kryeqytetin Riad, për të protestuar kundër vendimit të qeverisë që familja mbretërore tash e tutje duhet t’i paguajë faturat e rrymës dhe të ujit.

Të arrestuarit po mbahen në burgun, Al-Hayer, me siguri të lartë, në jug të Riadit.

Gjatë dy viteve të fundit, Qeveria e Arabisë Saudite i ka implementuar një varg të masave të kursimit për rritjen e të ardhurave dhe për uljen e shpenzimeve, për shkak të rënies globale të çmimeve të naftës, që ka shkaktuar deficit të madh në buxhet. (REL)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj,…