Arabia Saudite e ka ndalur një raketë të rebelëve të Jemenit

19 dhjetor 2017 | 17:20

Arabia Saudite ka bërë me dije se e ka ndalur një raketë balistike mbi kryeqytetin Riad, derisa kryengritësit huthi në Jemen thanë se cak i kësaj rakete ishte pallati presidencial, Al-Yamama.

Nuk ka raporte për viktima ose dëme eventuale.Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që lufton kundër kryengritësve huthi në Jemen, ka theksuar se raketa ishte interceptuar sot mbi Riad, derisa videot e postuara në mediat sociale e kanë paraqitur një re të vogël të tymit në qiell.

Njëherësh, kryengritësit huthi kanë thënë se ata e kanë hedhur një raketë balistike duke e marrë në shënjestër pallatin, Al-Yamama, ndërsa kanali i tyre televiziv, Al Massira, ka raportuar se cak ishte një tubim i rëndësishëm i liderëve të Arabisë Saudite.

Një korrespondent i “AFP”-së ka dëgjuar eksplodim të fuqishëm, pak kohë pas zbulimit të paraparë të buxhetit saudit, i cili zakonisht shpallet në pallat nga Mbreti Salman.

Muajin e kaluar, Arabia Saudite ka thënë se i ka interceptuar dy raketa balistike të shkrepura nga Jemeni.

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman, e ka akuzuar Iranin për “agresion direkt ushtarak” duke i furnizuar kryengritësit huthi me raketa. Teherani i ka hedhur poshtë akuzat. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është takuar sot në Moskë…