Arben Gashi sqaron incidentin me Xhavit Halitin

21 maj 2018 | 22:09

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka sqaruar fjalorin e përdorur në Kuvendin e Kosovës në të enjten e javës së kaluar.

“Kisha të drejtën e replikës pas përmendjes së emrit dy herë radhës nga Milaim Zeka. Nuk kish referencë, më përmendi mu personalisht me emër. Kërkova fjalën, nuk mu dha”, ka thënë Gashinë “T7”.

Ai ka ripërsëritur se pendohet për gjuhën e përdorur.

“Momenti më i keq në karrierën time në parlament. Nuk kisha mekanizma të tjerë për të realizuar atë drejtë që më ishte mohuar në shumë seanca. Shprehje që nuk më bën nderë”, ka deklaruar Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike…