Arbër Vllahiu propozohet për ambasador në Pragë

01 shkurt 2018 | 13:40

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka propozuar që Arbër Vllahiu të emërohet ambasador në Pragë.

Në lidhje me këtë, Pacolli, ka thënë se janë vonuar në këtë emërim dhe ka kërkuar nga presidenti që të bëjë dekretimin e Vllahiut për ambasadorë në Çeki.

Momentalisht, Arbër Vllahiu është këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai ka qenë edhe kandidatit i AAK-së për kryetar të komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Clevelandi nuk gaboi në ndeshjen e tij të radhës në…