Argjentina ndan pikët me Islandën, zhgënjen Messi

16 qershor 2018 | 18:10

Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka pasur një paraqitje jo të mirë ndaj Islandës debutuese në Botëror.

Argjentina ndau pikët me Islandën në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin “Rusia 2018”, transmeton Koha.net.

Aguero kaloi Argjentinën në epërsi me një gol shumë të bukur në minutën e 19, por shifrat i barazoi Islanda pas katër minutash përmes Finnbogasonit.

Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Leo Messi në minutën e 64 kur nuk arriti të shënojë nga penaltia, goditjen e të cilit e priti Hannes Halldorsson.

Në ndeshjen e ardhshme në Grupin D kombëtarja e Argjentinës luan kundër Kroacisë, kurse Islanda ndaj Nigerisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Deçan është zbuluar sot shtatorja e Beg Rizajt. Kjo…