Arifaj: Me Munishin e fitojmë titullin

22 dhjetor 2017 | 18:58

Granit Arifaj është “trimëruar” pas emërimit të Ismet Munishit në krye të skuadrës së Feronikelit. Ai ka shprehur optimizëm se titulli i kampionit do të rikthehet në Drenas. “Me ardhjen e Ismet Munishit do të shkojmë drejt suksesit, sepse ai është trajner që punon shumë, e përgatit dhe e motivon shumë mirë ekipin. Kam shumë besim se në fund të kampionatit do të shpallemi kampionë të Superligës”, ka thënë Arifaj për “Epokën e re”.

Kapiteni i Feronikelit, Behar Maliqi, ditë më parë për “Epokën e re” pati deklaruar se skuadra nga Drenasi do ta fitojë titullin e kampiones në Vala Superligë, pasi të gjithë lojtarët kanë mbetur në klub dhe eliminimi nga Kupa do t’i japë mundësi “Nikelit” që të fokusohet vetëm në kampionat. Të njëjtin mendim me Maliqin shpreh edhe sulmuesi Granit Arifaj, i cili vlerëson se me ardhjen e Ismet Munishit në krye të shtabit teknik, titulli është më afër Feronikelit.

“Me ardhjen e Ismet Munishit do të shkojmë drejt suksesit, sepse ai është një trajner që punon shumë, e përgatit dhe e motivon shumë mirë ekipin. Kam shumë besim se në fund të kampionatit do të shpallemi kampionë të Superligës”, ka thënë Arifaj për “Epokën e re”. Arifaj kishte punuar me Munishin edhe te skuadra e Hajvalisë, prandaj i njeh mirë edhe cilësitë e Munishit. Skuadra e Feronikelit e përfundoi sezonin vjeshtor në pozitën e katërt me 28 pikë, gjashtë pikë më pak se skuadra lidere, Llapi.

Mirëpo, Arifaj e vlerëson sezonin vjeshtor si pozitiv për skuadrën e tij. “Mendoj se ka qenë një sezon i mirë. Në fillim kemi nisur mirë, pastaj kemi pas rënie si në lojë ashtu edhe në rezultat, por gradualisht filluam të komponohemi dhe në fund të sezonit shënuam ngritje. Nuk kemi shumë dallim me pikë me vendin e parë dhe kjo na jep mundësinë që në pranverë të luftojmë për titull”, ka deklaruar ai.

Ish-sulmuesi i Drenicës ka realizuar tri gola për skuadrën e Feronikelit, por ky numër në pranverë pritet të jetë më i madh.

“Nuk jam shumë i kënaqur me golat e shënuar gjatë vjeshtës, por në pranverë pres paraqitje të mira dhe më shumë gola të shënuara”, ka përfunduar sulmuesi shtatlartë. KF Feronikeli është skuadra e dytë që ka grumbulluara më së shumti barazime, gjithsejte dhjetë dhe është në mesin e tri skuadrave që kanë pësuar nga vetëm dy humbje.

(Veton ZYMBERI)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se…