Mblidhet kabineti qeveritar në shtëpinë e Pacollit

04 shkurt 2018 | 22:36

Duke komentuar darkën e kabinetit qeveritar, Avni Arifi këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka deklaruar për “Telegrafin’’, se ky takim është darka e dytë e tillë pa protokoll që po mbahet.

Sipas tij herën e parë nikoqir ka qenë kryeministri Haradinaj e tash zv.kryeministri BehgjetPacolli.

“Darkë pa krevat, pa protokoll e pa rend dite. Kjo është hera e dytë që mblidhen kështu. Herën e parë nikoqir ka qenë kryeministri Haradianaj e tash zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli’, ka deklaruar Arifi.

Ndryshe në media është raportuar se në këtë darkë kabineti qeveritar po diskuton për një marrëveshje që do të kalonte cësthjen e demarkacionit në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të…