Arifi: Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen për energjinë

27 maj 2018 | 16:35

Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi, ka kritikuar palën serbe për moszbatim të marrëveshjes për energjinë.

Ai ka theksuar se janë bërë 1 720 ditë që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje e cila ende nuk implementohet.

“Më 8 shtator 2013 është nënshkruar marrëveshja për energjinë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Me ia kujtu presidentit serb se kjo do më thënë që 1 720 ditë shteti serb ka nënshkruar implementimin por kurrë nuk e ka zbatuar. Të prekshme fjalimet e z. Vuçiq për besim. 1720 ditë”, ka shkruar Arifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ardhur goli i parë në ndeshjen finale të Kupës…