Arrestohen tre persona, konfiskohen armë, drogë, automjete dhe para (Foto)

03 prill 2018 | 16:27

Policia e Kosovës gjatë një aksioni antidrogë ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar armë, municione, drogë, telefona, automjete, pajisje të ndryshme si dhe para, në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë.

“Në përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, në veçanti luftimin e trafikimit me narkotikë, me datën 29.03.2018, gjatë implementimit të planit operativ ‘Stop drogave nëpër shkolla’, njësitet e antidrogës së PK-së në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe operacionale, në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë kanë arrestuar tre persona të dyshuar: B. L., A. G. dhe A. G.) të përfshirë në veprat penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, nga personat e dyshuar janë konfiskuar dy vetura, katër telefona celularë dhe 690 euro para të gatshme. “Bazuar në hetimet e realizuar prejardhja e substancës narkotike ishte nga Republika e Shqipërisë dhe për destinacion kishte Prishtinën”, është thënë në këtë njoftim.

Policia ka bërë me dije se me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, kurse rasti i mbetet në kompetencë Njësitit Antidrogë të Prishtinës për hetim të mëtejmë.

“Policia e Kosovës mbetet fuqishëm e përkushtuar për luftimin e trafikimit me substanca narkotike dhe rikonfirmon se masa rigoroze do të zbatohen ndaj të gjithë personave të dyshuar të involvuar në veprime të tilla të kundërligjshme”, është theksuar në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Image may contain: indoorImage may contain: foodNo automatic alt text available.No automatic alt text available.No automatic alt text available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, në…