Arrihet koalicioni PDK-KDTP në Prizren

12 nëntor 2017 | 14:50

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nënshkruar koalicion me Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) për të vazhduar bashkëqeverisjen në Prizren edhe për katër vitet e ardhshme.

Marrëveshja është nënshkruar në praninë e liderit të PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetarit të KDTP-së, Mahir Yagcilar.
Veseli ka thënë se me arritjen e këtij koalicioni është vulosur fitorja e PDK-së në këtë komunë. “Koalicioni i arritur sot mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) për bashkëqeverisje edhe në katër vitet e ardhshëm në Prizren, është një tjetër hap për vulosjen e fitores më 19 nëntor. Me këtë marrëveshje, po përmbyllet mozaiku politik i këtij qyteti të bukur. Shaqir Totaj do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim partie politike e përkatësie etnike”, ka thënë Veseli.
Ndërsa lideri i KDTP-së Mahir Yagcilar, ka thënë se koalicioni me PDK-në është tradicional dhe do të vazhdojë për të mirën e gjithë qytetarëve të Prizrenit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi…