Arsenal-Liverpool, një sfidë për rokadën në klasifikim

22 dhjetor 2017 | 12:40

Në orën 20:45, në “Emirates” do të zhvillohet një nga sfidat me spektakolare të panoramës futbollistike, Arsenal-Liverpool, e vlefshme për javën e 19-të dhe të fundit të fazës së parë në Premier Ligë.

Rreth 61 mijë spektatorë në stadium dhe miliona të tjerë anembanë globit do të shijojnë një sfidë plor rivalitet mes dy skuadrave që ndahen me vetëm një pikë në klasifikimin e përgjithshëm dhe që luajnë një futboll të bukur sulmues.

Londinezët kanë 34 pikë dhe mbajnë vendin e katërt, ndërsa skuadra e Jurgen Klopp (33 pikë) kërkon t’i zhvendosë një pozicion më poshtë zonës Ligës së Kampionëve. Sa u përket organikave respektive, Arsenali është më i qetë, pasi ka të dëmtuar vetëm Ramsey, ndërsa në dyshim është Coquelin.

Në kampin e Liveproolit janë të sigurta mungesat e Clyne dhe Morenos, ndërsa në dyshim mbetet në dyshim Sturridge. Skuadra që do të mund ta fitojë këtë duel do të ketë më shumë pretendime për vendin e tretë, pse jo edhe për të dytin, që mbahet nga Manchester United në kuotën e 41 pikë. (Supersport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjentinasi Javier Pastore ka pranuar se mund të largohet nga…