Arsenali dhe Milani, në garë për Mayerin

16 mars 2018 | 11:51

Mesfushori Max Mayer këtë sezon jo vetëm se është një nga lojtarët më të mirë në Schalke 04, por edhe në Bundesliga në pozitën e tij.

Ai ka shkëlqyer në pozitën e mesfushorit defenziv, duke zgjuar kështu interesimin e shumë skuadrave. Ndër to janë edhe dy gjigantët Arsenal dhe Milan, që do të tentojnë transferimin e tij gjatë verës së ardhshme, shkruan “Calciomercato”. Interesim për Mayerin kanë shprehur edhe Liverpooli dhe Tottenhami.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëqind (100) nxënës të cilët kanë diplomuar në shkollat profesionale…