Asfaltohet rruga Polluzhë-Shtuticë-Dashec

30 nëntor 15:49

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës për 2.8 kilometrat e para të projektit “Asfaltimi i rrugës në fshatin Polluzhë-Shtuticë-Dashec”, i cili është bashkëfinancim në mes të komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Ky projekt është dyvjeçar dhe pjesa tjetër e punimeve do të vazhdojë në vitin 2018, pas plotësimit të kushteve atmosferike për punë. Ky projekt do t’i lidhë fshatrat në mes të dy komunave, fshatin Polluzhë e Shtuticë të Komunës së Drenasit dhe fshatin Dashec të Komunës së Skenderajt. Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit do t’i vazhdojë investimet kapitale në infrastrukturë në të gjitha fshatrat e Komunës së Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Në qytetin e Pejës është bërë hapja e Qendrës Informuese…