Assadi nuk e përjashton mundësinë e luftës me ShBA-në

01 qershor 2018 | 15:58

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka theksuar mundësinë e një konflikti midis ushtrisë së tij dhe forcave amerikane në Siri, nëse ato nuk tërhiqen nga ky vend.

Në një intervistë për televizionin “RT”, Assadi ka thënë se është i gatshëm të negociojë me Forcën Demokratike Siriane, milici kurde që mbështetet nga ShBA-ja, e cila aktualisht kontrollon rreth një të katërtën e territorit të Sirisë.

Por, ai ka thënë se do ta rikthejë territorin edhe me forcë, nëse është e nevojshme.

Assadi po ashtu tha se amerikanët duhet të largohen dhe se Uashingtoni duhet ta ketë mësuar “leksionin” nga përvoja e tij në Irak.

“Njerëzit nuk do të pranojnë më të huaj në këtë rajon”, ka thënë Assadi.

Kërcënimi i Assadit se do të përdorë forcën kundër aleatëve amerikanë në Siri dhe rreth 2,000 trupave amerikane atje, nxiti reagimin e Pentagonit.

“Çdo palë e interesuar në Siri duhet ta kuptojë se sulmet ndaj forcave të SHBA-së ose partnerëve tanë të koalicionit, janë një politikë e keqe”, ka thënë gjenerali Kenneth McKenzie, drejtor i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e…