>

Ata qё humbasin janё polakёt

22 dhjetor 11:48

Bernd Riegert

Ështё njё ditё e hidhur pёr Bashkimin Evropian. Neni 7 ёshtё arma mё e ashpёr e Marrёveshjes sё BE-sё e nё fakt ai u konceptua, pёr tё mos u pёrdorur. Qeveria nacionalkonservatore nё Poloni me qendrimin e vet tё papёrgjegjshёm po e shtyn unionin drejt krizёs sё ardhshme, qё po prek substancёn e bashkimit. Me kokёfortёsinё pёr reformimin e dyshimtё nё aspektin e shtetit ligjor tё sistemit tё drejtёsisё, qeveria polake po e imponon Komisionin e BE-sё pёr kёtё hap dramatik.

Kjo ёshtё njё pikё e re kritike nё marrёdhёniet e Polonisё me pjesёn tjetёr tё BE-sё. Nёse nё fund tё procesit tё stёrzgjatur sipas nenit 7, vёrtetё do tё ndёrmerret masa mё e rёndё, pra heqja e sё drejtёs sё votёs pёr Poloninё atёherё kjo do tё ishte ngjashёm si njё suspendim i anëtarёsisё. Kjo do tё ishte njё dalje me etapa e Polonisё nga BE-ja, pra njё P-Exit, qё askush nuk e do vёrtetё.

Komisioni ka tёrhequr vёmendjen qartёsisht, qё edhe anëtarёsia e Polonisё nё tregun e brendshёm evropian ёshtё nё rrezik. Sepse edhe kjo funksionon vetёm nё njё shtetligjor. Me kёtё masё mund tё prekej ҁdo qytetar e qytetare e Polonisё si nё aspektin financiar, ashtu edhe atё tё sё drejtёs sё perzgjedhjes sё vendbanimit brenda BE-sё.

Eria polake, e cila ndonёse shfren tani ndaj BE-sё nё Bruksel, megjithatё merr para ndihmash nё masё nga unioni. Ajo e ka vet nё dorё qё ta shmangё vёnien nё zbatim tё nenit 7 duke ndryshuar qëndrim. Por me sa duket nuk ka gjasa pёr kёtё. Drejtuesi i partisё nё pushtet PiS, Jaroslav Kazhynski, me sa duket do tё krijojё njё model duke e ekzagjeruar rezistencёn e tij nacionaliste kundёr gjoja diktatit nga Brukseli deri nё maksimum.

Pёrҁarja mes Lindjes e Perëndimit

Ashpёrsimi i qendrimit kundёr Polonisё do tё ketё pasoja ndaj pjesёs tjetёr tё BE-sё. Nёse Hungaria, ashtu sikurse ka komunikuar, do tё mbajё anёn e nacionalistёve, atёherё pёrҁarja mes Lindjes e Perёndimit do tё bёhet edhe mё e madhe.

Kjo pёrҁarje ka kohё qё ka nisur, sepse Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia si njё “bllok i ri i Lindjes” brenda BE-sё vazhdojnё tё refuzojnё zbatimin e rregullit pёr shpёrndarjen proporcionalisht tё refugjatёve. Kjo ёshtё hapur njё shkelje e ligjit, konstatoi Gjykata Europiane. Me kёtё qendrim shtetet e sipёrpёrmendura shfuqizojnё bazёn e Bashkimit Evropian, qё konsiston nё besnikёrinё ndaj ligjit. Polonia e kurorёzon tani kёtё situatё tё mjerueshme duke iu pёrmbajtur me ngurtёsi demontimit tё shtetit ligjor nё vendin e vet.

Çfarё do tё thoshte nё fakt Polonia, nёse vendet qё mbajnё barrёn mё tё madhe financiare nё BE si Gjermania apo Italia do tё refuzonin, t’i pёrmbushnin detyrimet e tyre nё BE e pёr kёtё arsye bujqve dhe infrastrukturёs polake do t’u mungonin paratё?

Polonia nё mars 2017 me rastin e 60 vjetorit tё themelimit tё BE-sё nё Romё sёrish u proklamua pёr pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta pёr Evropёn dhe pёr shtyllat bazё tё BE-sё. Por tani kjo nuk ka vlerё. Polonise tani si mjeti mё i fundit i jepet njё afat tremujor. Nёse Kazhynski do ta shfrytёzojё kёtё afat, ёshtё me pikёpyetje.

Nё fund tё vitit 2017 Komisioni i BE-sё duhet tё veprojё, pёr tё shpёtuar bazat e BE-sё. Njё ditё e zezё, qё nuk ёshtё njё ogur i mirё pёr vitin e ardhshёm./DW

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Në një ceremoni inauguruese është përuruar segmenti i dytë i…