ATK-ja: Pajisja me certifikatë të tatimit është obligim ligjor

29 janar 2018 | 12:25

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ua ka rikujtuar të gjithë personave fizikë afarist dhe personave juridikë, se janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim për pagesat që i bëjnë për paga dhe pensione, interes, të drejta pronësore, qira, kategori të veçanta dhe për pagesa të caktuara për jorezidentë, ashtu siç është përcaktuar në Legjislacionin Tatimor.

“Secili person i cili mban tatimin në burim, është i obliguar që deri më 1 mars të vitit vijues të periudhës tatimore për të cilën ka mbajtur tatimin në burim, t’i sigurojë pranuesit të të ardhurave, certifikatën e tatimit të mbajtur në burim në formën e specifikuar nga ATK-ja”, është bërë me dije në komunikatën e ATK-së.

ATK-ja ka të publikuara edhe format e certifikatës së tatimit të mbajtur në burim, të cilat mund të shkarkohen në uebfaqen e këtij institucioni. “ATK-ja u bënë thirrje të gjithë personave që të mbajnë tatimin në burim, si dhe pranuesit të të ardhurave t’ju sigurojnë certifikatën e tatimit të mbajtur në burim. Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare, siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”, është thënë në komunikatën e ATK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Fenerbahçes, Zeljko Obradoviq, humbi kontrollin gjatë një pushimi…