ATK-ja për katër muaj grumbulloi 164.4 milionë euro

28 maj 2018 | 09:04

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imer, ka thënë se ky institucion nga janari deri në prill të këtij viti nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 164.4 milionë euro.

Imeri në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ka bërë me dije se janë arkëtuar mbi 56.3 milionë euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).

“Kjo konfirmon se performanca e të hyrave vazhdimisht është duke u rritur, duke marrë parasysh përkushtimin e menaxhmentit të ATK-së për zbatimin e strategjisë 2015- 2020, si dhe planeve operative të hartuara për këtë vit. Vlen të përmendet se përmbushja vullnetare është në nivel të kënaqshëm, marrë parasysh edhe vizitat në terren të cilat realizohen, e të cilat nuk kanë karakter vetëm përmbushës, por edhe edukativ (edukimi i tatimpaguesve për kryerjen me kohë të obligimeve tatimore, në mënyrë që mos të ndëshkohen administrativisht)”, ka thënë ai.

Ndërkaq sa i përket pjesë së veriut, Imeri ka thënë se të hyrat që janë mbledhur nga kjo pjesë janë në vlerë 1.4 milion euro për vitin 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi,…