Austria kërkon ndalimin e burkës në kopshte dhe shkollat fillore

04 prill 2018 | 21:20

Qeveria austriake e konservatorit, Sebastian Kurz, aleat i ekstremit të djathtë, FPO theksoi sot se po përgatiste një ligj me vlerë simbolike për të ndaluar mbajtjen e burkës për fëmijët në kopshte dhe shkollat fillore.

“Projektteksti do të finalizohet para verës”, theksoi ministri i Arsimit, Heinz Fasmann gjatë një mbledhjeje të qeverisë duke theksuar se shikonte në këtë iniciativë një “masë simbolike”, pavarësisht nga numri i fëmijëve në kopshtet dhe shkollat fillore.

Ideja për të ndaluar burkën në këto nivele arsimore u përmend këtë fundjavë nga zëvendëskancelari dhe drejtuesi i FPO-së, Heinz-Christian Strache, në emër të politikës së integrimit, përcjell Atsh.

“Ne dëshirojmë që të gjitha vajzat të kenë të njëjtat mundësi në Austri”, theksoi Sebastian Kurz, 31 vjeç, për radion O1 duke u shprehur se dëshironte shmangien e formimit të shoqërive paralele.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq në një…