Autostrada Prishtinë – Gjilan do të kushtojë 88 milionë euro

13 shkurt 2018 | 16:59

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj dhe zëvendësministri Rexhep Kadriu, kanë mbajtur të martën një konferencë me gazetarë lidhur me nënshkrimin e kontratave të operatorëve për ndërtimin e autostradës A 7.1 Prishtinë – Gjilan.

Ministri Lekaj ka thënë se nënshkrimi i kontratës për këtë projekt është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Anamoravës, ngase kjo autostradë lidhë Gjilanin me pjesët e tjera të Kosovës.

Lekaj duke dhënë detaje për këtë projekt, fillimisht ka thënë se autostrada do të kushtojë 88 milionë euro, e cila do të jetë në një gjatësi prej 22.3 kilometra.

Ai ka bërë me dije se punimet pritet të fillojnë në pranverë të këtij viti dhe do të zgjasin 30 muaj.

Ndërkaq zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, duke folur për rëndësinë e kësaj autostradë, ka treguar se autostrada do t’i ketë tri kyçje duke filluar me atë të Banullës, pastaj një në Zhegovc dhe e fundit do të jetë në Bresalcë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka mbajtur të martën mbledhjen…