Babai i Dua Lipës jep detaje për koncertin në Prishtinë

21 mars 2018 | 10:34

Këngëtarja e Kosovës me famë botërore, Dua Lipa, ka konfirmuar se më 10 gusht do të përformojë në Kosovë.

Detaje rreth këtij koncerti ka dhënë në një intervistë në emisionin “Nin” në “Klan Kosova”, Dukagjin Lipa, babai i Duas, i cili ka thënë se në këtë koncert pjesëmarrës do të jenë edhe fytyra të tjera të njohura si Action Bronson dhe Martin Garrix.

Ndërsa sa iu përket biletave, Dua Lipa ka thënë se do të dalin në shitje në fund të muajit mars.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas largimit të Camilla Cabellos, grupi “Fifth Harmony” nuk do…