Bahtiri, mësimdhënësve: Urime 7 Marsi, ju meritoni respektin më të thellë

07 mars 2018 | 11:36

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar mësimdhënësit me rastin e festës së 7 Marsit.

Bahtiri ka thënë se mësimdhënësit e Kosovës, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe forcim të shtetësisë së Republikës së Kosovës, prandaj sipas tij, ata meritojnë respektin më të thellë të shoqërisë sonë dhe të institucioneve.

“Duke shpresuar se do të vinë ditë më të mira për arsimin, për punën tuaj të mësimdhënies dhe edukimin e arsimimin e brezave të rinj, unë ju garantoj se komuna të cilën e drejtoj, do të ju mbështet fuqishëm në realizimin e synimeve tona të përbashkëta. E pra, urime 7 Marsi, Dita e mësuesit, të dashur mësimdhënës”, ka deklaruar Bahtiri.

Urimi i kryetarit Bahtiri për Ditën e Mësuesit:

Shumë të nderuar dhe të respektuar mësimdhënës, ndjehem krenar që si kryetar i komunës kam rastin që t’ua uroj 7 Marsin-Ditën e Mësuesit, ditë kjo e shënuar në historinë e popullit shqiptarë.

Ju të nderuar mësimdhënës të komunës së Mitrovicës, ashtu sikur edhe mësimdhënësit tjerë të Republikës së Kosovës, keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në dëbimin e okupatorit serb nga trojet tona, në fitimin e lirisë dhe pavarësisë së vendit dhe në forcimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, prandaj edhe meritoni respektin më të thellë të shoqërisë sonë dhe të institucioneve.

Duke shpresuar se do të vinë ditë më të mira për arsimin, për punën tuaj të mësimdhënies dhe edukimin e arsimimin e brezave të rinj, unë ju garantoj se komuna të cilën e drejtoj, do të ju mbështet fuqishëm në realizimin e synimeve tona të përbashkëta.

E pra, urime 7 Marsi, Dita e mësuesit, të dashur mësimdhënës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një restorant në Pasadena të Los Anxhelosit një robot…