Bali Muharremaj falënderon Limajn për përkushtimin e tij ndaj Therandës

26 prill 2018 | 19:24

Pasi është nënshkruar të enjten marrëveshja ndërmjet MTI-së dhe komunës së Therandës për realizimin e projektit për zonën ekonomike në Shirokë, i cili do të hapë 600 vende të reja të punës, kryetari i kësaj Komune që vjen nga radhët e AAK-së, ka falënderuar zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj për këtë përkrahje.

“+ 600 vende të reja pune me zhvillimin ekonomik të bizneseve, nga realizimi i projektit që MTI-ja do të investojë rreth 3 milionë euro, për zonën ekonomike në Shirokë. Me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani nënshkruam sot marrëveshjen. Fatmir Limajn e falënderoj veçanërisht për përkushtimin e tij ndaj Therandës. Për qytetarin jemi bashkë dhe punojmë bashkë. Theranda po ndërtohet dinjitetshëm”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe  komuna e Therandës…