Balija mirëpret vendimin e kryeministrit për të drejtat e investitorëve

21 dhjetor 2017 | 16:19

Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) ka përshëndetur vendimin e kabinetit qeveritar për të mbështetur të drejtat e investitorëve, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtat ligjore mbi pronat e privatizuar për 99 vite.

“Me vendim të kabinetit qeveritar është mbështetur e drejta e investitorëve që të ushtrojnë të drejtat e tyre ligjore mbi pronat e privatizuar për 99 vite. Shoqata e Bankave të Kosovës, e cila kishte parashtruar këtë kërkesë pranë zyrës së Kryeministrit, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj dhe kabinetin e tij për mbrojtjen e të drejtave të investitorëve dhe mbështetjen e zhvillimit të sektorit financiar në Kosovë”, është thënë në komunikatën e ShBK-së.

Drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka pohuar se këso mbështetje i duhen komunitetit të biznesit të Kosovës për të rritur investimet të sektorin privat, pasi sipas tij kjo ndikon direkt në rritje të punësimit.

Ai ka theksuar se ky vendim pritet të ketë ndikim pozitiv në shumë sektorë të ekonomisë, sektorin e ndërtimit, sektorin e bujqësisë, sektorin financiar, sektorin e prodhimit, etj”, është thënë në komunikatën e Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës,…