Banka Botërore: Kosova shënon progres në të bërit biznes

01 nëntor 2017 | 10:46

Sipas raportit, Kosova ka vazhduar përmirësimin e mjedisit afarist përmes rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit të reformave ndërmjet institucioneve relevante të Kosovës. Kosova ka shënuar progres në disa indikatorë, në veçanti është bërë progres i konsiderueshëm në indikatorët: si fillimi i një biznesi dhe marrja e kredive, raporton “Rel”. Që nga viti 2012, Kosova është ngritur për 86 vende në raportin e të bërit biznes, duke shënuar përmirësim në të gjithë indikatorët dhe në veçanti në indikatorin për fillimin e një biznesi, ku është shënuar përmirësim me 160 vende dhe aktualisht renditet në vendin e 10-të në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) do të…