Banka Botërore mbi 20 milionë euro për bujqësi dhe zhvillim rural

31 janar 2018 | 11:04

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka pritur në një takim menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Bankës Botërore.

Investimet në sektorin e bujqësisë do të arrijnë vlerën prej 20.8 milionë euro, është thënë në njoftimin për medie të kësaj ministrie.

Sipas këtij njoftimi, ministri Rikalo ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, si dhe angazhimin e tyre në shumë projekte të rëndësishme në këtë sektor.

Ndërsa menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, ka vlerësuar se zhvillimet e deritashme në avancimin e sektorit të bujqësisë në vend. Ai ka rikonfirmuar gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes projekteve konkrete në kuadër të vazhdimit të projektit për këtë sektor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Levantes ka njoftuar se e ka transferuar sulmuesin…