Banka Qendrore, një ndër institucionet më kredibile në vend

07 maj 2018 | 10:32

“Banka Qendrore vazhdon të mbetet një ndër institucionet më kredibile në vend”, kështu ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim Guvernatorin e ri të Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti.

Kryeministri Haradinaj në këtë takim, tha se Kosova është me fat që ka një institucion të tillë, që praktikon profesionalizëm dhe efikasitet, duke dhënë gjithë mbështetjen e Qeverisë që ky trend të vazhdojë.

“Zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti financiar dhe bankar janë parametrat kryesor dhe për të cilët është garancë Banka Qendrore. Andaj Qeveria e vendit është e përkushtuar që kjo të vazhdojë, duke ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim”, ka deklaruar Haradinaj.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë takimit me kryeministrin ka thënë se Banka Qendrore do të vazhdojë përkushtimin për të mbajtur një sistem financiar stabil, sistem të sigurt të pagesave, konkurrencën e lirë dhe duke ruajtur politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar se rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës, krahas fuqizimit të sundimit të ligjit, janë objektiva kryesore të kësaj Qeverie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i Deputetëve të Pavarur dhe zyrtarë tjerë të larguar…