Bardhi, lojtari më i mirë që luan jashtë Maqedonisë

04 dhjetor 2017 | 15:20

Enis Bardhi është zgjedhur lojtari më i mirë që luan jashtë Maqedonisë nga federata e këtij vendi.

Djaloshi shkupjan që paraqitet në radhët e Levantes, po përmbyll një vit me plot suksese, duke fituar një vend në përfaqësuesen e Maqedonisë e po ashtu duke shkëlqyer në La Liga. “Fillimisht falënderojë Zotin që më dha këtë mundësi që unë të jem këtu dhe të fitoj këtë çmim”, deklaroi fillimisht Bardhi.

“Gjithashtu falënderoj edhe familjen time që gjithnjë më jep forcë, ndërsa ky çmim nga ana e FFM-së më jep motiv shtesë që të vazhdojë me sukseset e mia. Ishte ky një vit shumë i mbarë, duke filluar që nga përfaqësuesja U21”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jens Thurau Fillimisht presidenti Frank-Walter Steinmeier këtë javë telefonoi me…