Basha bën thirrje për pjesëmarrje masive

14 janar 2018 | 16:06

Vora ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Demokratike (PD), Lulzim Bashës, në turin e tij të takimeve për përgatitjen e protestës së 27 janarit.

Nga ky qytet, Basha është ndalur tek fatura që mijëra familje shqiptare që detyrohen ta paguajnë për koncesionet që nuk u shërbejnë shqiptareve, por pasurimit të kryeministrit.

“200 milionë është borxhi total i shqiptarëve ndaj KESh-it. 200 milionë është fatura që shqiptaret paguajnë vit për vit për 5 koncensionare, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën. Nuk ka asnjë arsye pse një qeveri që e ka lidhur fatin me njerëzit të mos ndërpresë menjëherë këtë marrëdhënie kriminale korruptive, të shlyejë borxhin ndaj KESH-it dhe të çlirojë qindra e mijëra familje shqiptare nga zgjedha e kamatave të padrejta të KESH-it apo nga mënyra e rritjes së çmimit të ujit”, është shprehur Basha.

Ai ka thënë se 27 janari nuk është vetëm një protestë politike e thirrur nga disa parti, por ajo do të jetë një goditje ndaj qeverisë së lidhur me krimin, raporton “TCh”.

“Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm”, ka thënë Basha.

Kryetari Basha, ka theksuar se përmes protestës, shqiptarët do të imponojnë largimin e një qeverie ilegjitime dhe krijimin e një qeverie anti-mafia.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Doll…