Basha: Taksa në Rrugën e Kombit, barrierë mes Shqipërisë dhe Kosovës

25 mars 2018 | 19:44

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, vendimin për taksën rrugore të Rrugës së Kombit nga Qeveria Rama, e ka quajtur vendim kriminal.

“Me vendosjen e kësaj tarife, ky projekt merr një goditje të rëndë nga klani kriminal që qeveris sot Shqipërinë”, ka thënë Basha.

Ai ka theksuar se taksa e Ramës në Rrugën e Kombit është grabitje e dyfishtë e shqiptarëve dhe barrierë shtesë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Shkrimi i plotë i Bashës

Taksa Rama ne Rrugen e Kombit grabitje e dyfishte e shqiptareve dhe barriere shtese mes Shqiperise dhe Kosoves.

Me daten 1 prill 2018 fillon te aplikohet tarifa e pageses se detyruar ne te dy kalimet e Rruges se Kombit qe u ideua, u projektua dhe u ndertua per te lidhur Shqiperine dhe Kosoven. Me vendosjen e kesaj tarife, ky projekt merr nje goditje te rende nga klani kriminal qe qeveris sot Shqiperine.

Partia Demokratike ka hedhur e para idene e nje studimi teresor per mundesine e aplikimit te tarifave te lehta, transparente, te perballueshme nga te gjithe, per te kontribuar keshtu ne mirembajtjen e rrjetit rrugor shqiptar. Por aplikimi i ketyre tarifave do te lidhej me zbatimin e nje parimi universal, me ekzistencen e rrugeve alternative, pa pagese. Do te lidhej po keshtu me parimin e mostaksimit te dyfishte, pra me heqjen e takses se qarkullimit te automjeteve.

Duke injoruar kete parim universal, banda qe qeveris Shqiperine, ka dhene me koncension aktivitetin e mirembajtjes se rruges se Kombit duke aplikuar nje tarife qe shkon nga 10 euro per vajtje-ardhje te nje autoveture, ne 22.5 euro per dy kalime te nje autobuzi me dy akse dhe 32,5 euro per autobuzet dhe kamionet me tre akse.

Kjo ndodh ne nje kohe kur Edi Rama e ka rritur taksen e qarkullimit te automjeteve me 24 leke per liter karburant. Rritja me 24 leke per liter, ju merr shqiptareve plot 120 milione dollare ne vit nga xhepat e tyre. Mjafton 1/10 e kesaj shume per te mbuluar te gjitha nevojat per shpenzime te mirembajtjes, pa vendosur tarifa shtese.

Vetem nga kalimi pa pagese ne rrugen e Kombit Shqiperia ka perfituar direkt dhe indirekt rreth 300-400 milione euro ne vit. Do te mjaftonte nje fraksion i ketyre te ardhurave per te perballuar nevojat per mirembajtje te te gjithe rrjetit rrugor shqiptar.

Qytetaret e Kosoves do ta ndiejne te paret kete akt primitiv te urrejtjes nga banda ne pushtet ne Shqiperi. Kjo tarife eshte nje barriere dhe kosto e shtuar per ta.

Ky akt kriminal demton edhe ekonomine e Shqiperise, duke rritur koston per sherbimet dhe produktet dhe duke goditur qytetaret dhe bizneset, nga Kukesi e Mirdita ne Lezhe, Shkoder, Kurbin, Kruje, Tirane dhe ne Portin e Durresit. Turizmi po keshtu do te pesoje nje goditje te rende.

Por me se shumti ate do ta ndiejne banoret e varfer te zonave rreth Rruges se Kombit te cilet edhe aktualisht e kane tejet te veshtire te perballojne tarifat e furgoneve e autobuzeve. Rama premtoi se do ta zgjidhe ceshtjen e rezidenteve te kesaj zone por deri tani asnje mase nuk eshte marre per identifikimin dhe pajisjen e tyre me mjete identifikuese qe do te garantonin perjashtimin automatik te tyre ne hyrje daljet e disafishta ditore qe ata kryejne per te vajtur ne pune, shitur produket e tyre apo siguruar mallrat e nevojshme per jetesen e tyre.

Partia Demokratike i qendron premtimit te saj per te shfuqizuar qe diten e pare ne pushtet taksen e qarkullimit si dhe per te hetuar me transparence cdo koncension te dhene nga klani kriminal ne krye te Shqiperise, duke u zotuar se cdo koncension qe cenon interesat e shqiptareve do te shfuqizohet dhe pergjegjesit do te vihen perpara drejtesise.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër në Kosovë për vizitë zyrtare do të qëndrojë Ministrja…