Bashkimi mposhtet nga Levski në finale të Ligës Ballkanike

15 prill 2018 | 19:36

Levski Lukoil është shpallur kampion i Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL) për edicionin 2017/18, pasi në finalen e luajtur të dielën në Samokov të Bullgarisë e ka mposhtur skuadrën e Bashkimit nga Prizreni me rezultat 83:72 (15:18, 27:19, 21:22, 20:13).

Prizrenasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me 18:15, por më pas ekipi bullgar këndellet dhe në çerekun e dytë arriti të shkojë në pushim me avantazh prej 5 pikëve, 42:37. Në fakt, prej çerekut të tretë e tutje ishte Levski që e diktoi ritmin e lojës dhe kështu arriti që deri në fund ta ruajë rezultatin dhe në fund të fitojë me 11 pikë epërsi. Bashkimi pati disa momente të mira ndërmjet çerekut të tretë dhe të katërt, të cilat nuk mjaftuan për t’u shpallur në fund kampion i Ligës Ballkanike. Më të merituarit për triumfin e Leveskit ishin Bozhidar Avramov me 21 pikë, Stanimir Marinov me 20 dhe Nemanja Miloseviq me 13 pikë e 7 kërcime.

Në anën tjetër, te Bashkimi më të dalluarit ishin Frederic Stutz me 21 pikë e 8 kërcime, Aaron Mossi me 18 pikë, 8 kërcime e 6 asistime dhe Mikaile Tmusiq me 15 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
West Bromwich Albion e ka befasuar skuadrën e Manchester Unitedit,…