Batatina: Diferenca është dashur të jetë më e madhe

04 dhjetor 2017 | 12:44

Llapi arriti të shpallet kampion vjeshtor, kurse trajneri Tahir Batatina është treguar ambicioz, duke thënë se diferenca me skuadrat përcjellëse është dashur të jetë më e madhe.

“Jemi të kënaqur me titullin e kampionit vjeshtor, por u desh të kemi më shumë pikë”, ka thënë Batatina, duke shtuar se: “Fati nuk ishte në anën tonë. Një gol e shënuam, por nuk u pranua. Mendoj se ishte edhe një penallti në pjesën e dytë, por që nuk u akordua. Këto detaje të vogla e vendosin derbin, penalltia dhe goli do të ishte ndryshe. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ndeshjet derbi në javën e fundit të sezonit vjeshtor…