Bayerni për Schweinsteigerin, dhuratë ndeshjen lamtumirëse

28 janar 2018 | 18:36

Ai e meriton dhe, tri vite pas largimit të Bastian Schweinsteiger, Bayern Munchen do t’i japë zyrtarisht lamtumirën 33-vjeçarit.

Më 28 gusht, klubi i legjendës gjermane, Chicago Fire, do të luaj miqësore me Bayernin që do organizohet për nder të tij. Schweinsteigeri u transferua nga Manchester Unitedi te Chicago Fire në 21 mars 2017. Dhe pak ditë më parë ai rinovoi për të qëndruar edhe një sezon në MLS.

“Schweinsteigeri ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme te Bayerni duke ndihmuar në krijimin e një epoke shumë të suksesshme për klubin. Për shkak të personalitetit të tij të shkëlqyer, ai do të jetë gjithnjë një pjesë e rëndësishme e familjes ‘bavareze’. Donim t’i thoshim lamtumirë nga Bayerni me një ndeshje një lojtari që e meriton kaq shumë”, ka thënë shefi i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Atletico Madrid i është rikthyer fitoreve në ndeshjen ndaj…