“BBC” raporton për fondin për gjobat e “shqiponjave”

26 qershor 2018 | 16:56

Edhe mediumi prestigjioz, “BBC”, ka raportuar për iniciativën e shqiptarëve që të grumbullohen paratë për të paguar gjobat e tre lojtarëve të Zvicrës, të dënuar për festën me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë në Botëror.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner u gjobitën me 25 mijë franga në total për shkak të festimit në fitoren 2 me 1 ndaj Serbisë. “BBC” ka cekur se nga caku prej 25 mijë dollarëve janë grumbulluar më shumë se 16 mijë, për vetëm 18 orë. Mediumi i njohur ka cekur po ashtu se festimi i lojtarëve simbolizonte flamurin shqiptar dhe se Xhaka e Shaqiri janë shqiptarë nga Kosova, familjet e të cilëve u larguan nga vendlindja për shkak të luftës me Serbinë.

Organizatorët kanë thënë se do t’i dhurojnë paratë e grumbulluara për humanizëm, nëse Federata e Zvicrës i refuzon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesa e parë e ndeshjes se grupit C, në mes…