Bedri Hamza refuzon ta marrë rrogën me rritje

22 qershor 2018 | 12:11

Ministri i Financave, Bedri Hamza, nuk do ta marrë me rritje pagën e shefit të këtij dikasteri qeveritar.

Siç merr vesh “Klan Kosova”, Hamza ka kontaktuar Thesarin e Shtetit të cilëve iu kërkoi që mos t’i dalë paga me rritje.

Ministri Hamza këtë vendim e ka marrë gjatë ditës së sotme, pasi dëshiron t’u qëndroj mbrapa parimeve të tij, i cili edhe pati kundërshtuar rritjen e pagave për zyrtarët qeveritar duke thënë se një gjë e tillë është e dëmshme dhe rëndon buxhetin.

Vendimin për rritje pagash e patën kundërshtuar edhe opozitarët të cilët e dërguan atë në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit mori vendim që kjo nuk përbën shkelje.

Hamza deri më tani ka pranuar rrogë prej 1 mijë e 270 euro e 50 cent, kurse me rritje i bie ta ketë 2 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti Borxhi Shtetëror i Republikës së Kosovës në vitin…