Bëhet kategorizimi i rrugëve të Kosovës

19 korrik 2018 | 16:56

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për përcaktimin e kritereve për kategorizimin e rrugëve.

Me këtë rast, Lekaj ka thënë se me anë të këtij udhëzimi parashihet kategorizimin i rrugëve të reja apo ekzistuese për autoudhë, rrugë nacionale dhe rrugë regjionale.

Sipas ministri Lekaj, deri më tani ky udhëzim administrativ nuk është implementuar fare.

Ai ka bërë me dije se tani e tutje do të nxirren në terren komisionet që do ta bëjnë rikategorizimin e rrugëve. “Nënshkrova udhëzimin administrativ mbi përcaktimin e kritereve dhe procedurave për kategorizimin e rrugëve. Ky udhëzim administrativ përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për kategorizimin e rrugëve të reja apo ekzistuese për autoudhë, Rrugë Nacionale (N), dhe Rrugë Regjionale (R)”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë zotuar për…