Bekim Jashari priti në takim drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj

19 korrik 2018 | 19:37

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, priti në takim Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Bislim Zogaj me bashkëpunetorë.

Në ketë takim u bisedua rreth Kompleksit Memorial në fshatin Marinë, ku është duke u bërë rivarrimi i Dëshmorëve të UÇK-së

Gjithashtu në këtë takim u bisedua edhe për Kompleksin Memorial “ Adem Jashari ” në Prekaz si dhe për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK- së në Likoc, rreth investimeve që do të bëhen në këto monumente historike që vizitohen çdo ditë nga qytetarë të shumtë.

Kryetari Jashari pasi e uroi për detyrën e re, e falënderoi për vizitën e bërë dhe i siguroj se do të ketë mbështetjen e plotë të Komunës së Skenderajt në të gjitha projektet që Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale i ka paraparë për Komunën e Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia kritikoi fuqishëm një ligj kontrovers, që miratoi Parlamenti i…