Bekim Jashari takoi qytetarin më të vjetër të Skenderajt

16 shkurt 2018 | 14:53

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, në kuadër të festës së 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka takuar banorin më të moshuar në Skenderaj, bacën Sadik.

“Sot pata kënaqësi ta pres në zyrë bacën Sadik, që mban epitetin e banorit më të vjetër të komunës së Skenderajt. 97-vjeçar, por me mendje të kthjellët dhe shëndet të mirë. Ka lindur në vitin e largët, më 1921”, ka thënë kryetari i Skenderajt.

Ai ka shtuar se historia e tij është e dhimbshme me vuajtjen që ka përjetuar në tri luftëra, secila më e dhunshme se tjetra. “Ka përballuar secilën prej tyre, kurse sot Baca Sadik është në gjendje të mirë shëndetësore, me familje të mrekullueshme, e cila kujdeset shumë për një pleqëri të rehatshme të kryefamiljarit të tyre”, është shprehur Bekim Jashari.

“Baca Sadik, më porositi që të vazhdojmë të punojmë të bashkuar për të ardhmen e këtij vendi, duke mos harruar të kaluarën e popullit tonë. I urova këtë ditë të bekuar, si dhe shëndet të plotë. Gëzuar 17 shkurti të gjitha familjeve shqiptare kudo që ndodhen!”, ka thënë Bekim Jashari, kryetari i komunës së Skenderajt.

Image may contain: 2 people, people smiling, people sittingImage may contain: 2 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në bashkëpunim me…