Bekim Jashari uron Ahmetin dhe Xhaferin për vendimin historik

14 mars 2018 | 20:38

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, me rastin e aprovimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, ka theksuar se qytetarët shqiptar në Maqedoni, do ta gëzojnë të drejtën e vet, të mohuar deri më sot.

Jashari ka përgëzuar Ali Ahmetin, Talat Xhaferin dhe “të gjithë deputetët për këtë vendim historik si dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni”.

Ja postimi i plotë i kryetarit Jashari:

Sot, morëm një lajm të jashtëzakonshëm, për kombin shqiptar. Lajm i gëzueshëm për të gjithë neve. Sot, qytetarët shqiptar në Maqedoni, do ta gëzojnë të drejtën e vet, të mohuar deri më sot.
Me kënaqësi, në një bisedë shumë vëllazërore, kam uruar Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, për aprovimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
Urime të gjithë deputetëve për këtë vendim historik si dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni.
Urime, gëzuar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjëvënësit e Bashkimit Evropian kanë miratur një rezolutë jo të…