Belegu tregon se kur do të udhëtojnë qytetarët e Kosovës pa viza

31 maj 2018 | 22:42

Erolld Belegu, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj në emisionin “Debat Plus” ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave.

Belegu ka theksuar se beson që deri para vitit të ri, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt vendeve të Evropës pa viza.

“Po shpresojmë që kjo të jetë para vitit të ri, së paku ashtu është një procedurë e cila zgjatë së paku gjashtë muaj që nga dita e marrjes së dritës së gjelbër. Nuk mendoj se tek ne do të zgjatë 18 muaj, ne kemi shumë elemente që i kemi përmbush”, ka thënë Belegu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është befasuar nga…