Belgjika i jep fund Telegrafit

18 Dhjetor 00:25

171 vjet pas dërgimit të mesazhit të parë elektronik nga Brukseli në Antverpë, fjalët e fundit do të dërgohen më 29 dhjetor.

Fakti që kjo teknologji e vjetër është ende e pranishme në kohën e “Whatsapp” dhe “Snapchat” është mjaft i çuditshëm, sidomos nëse konsiderojmë se vende të tjera e kanë braktisur kohë më parë.

Britania e Madhe eliminoi shërbimin e telegrameve në 1982, SHBA në 2006, madje edhe India, tregu më i madh i telegrafit në botë, i dha fund kësaj mënyre komunikimi në 2013.

Para telefonit, telegrafi ishte mënyra e parë që lejoi dërgimin e mesazheve thuajse të menjëhershme në distanca të gjata përmes kodit të mirënjohur Mors, shkruan “TCh”.

Në Belgjikë, sistemi mbahej gjallë nga vetëm 10 biznese dhe një grusht klientësh individualë, por edhe përpjekjeve të tyre i erdhi fundi.

Sipas mediave, telegrafi në Belgjikë përdorej së fundmi kryesisht nga përmbaruesit që kishin nevojë për një sistem që siguronte garanci ligjore për marrjen dhe dorëzimin e mesazhit. Por me kosto prej thuajse 25 eurosh për një mesazh me 20 fjalë vetëm në zonën e Brukselit, nuk është e zorshme të kuptohet pse sistemi nuk po mbijeton dot në epokën e celularëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Publicisti Berat Buzhala ka reaguar pas deklaratës së Haki Rugovës,…